Ka ndodhur

Ishte nisur për atentat? Kapet me pistoletë me silenciator dhe me fishek në fole 35-vjeçari shkodran në Vlorë

Gazeta Si - Një 35-vjeçar nga Shkodra, është kapur duke lëvizur në këmbë në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë me armë zjarri me vete.

Policia tha se të riut nga Shkodra iu gjet në çantën e tij të shpinës, një pistoletë me silenciator, me fishek në fole, gati për qitje, një sasi municioni lufatrak, doreza dhe kapuç.

Sipas policisë, Amarildo Nikolli (Xhaneji), u arrestua dhe po hetohet se cilat ishin qëllimet e tij, edhe pse dyshimet janë që 35-vjeçari ishte nisur për të kryer një vrasje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë