Pas ndalimit të hyrjes në Shqipëri së lideres së Muxhahedinëve, Marayam Rajavi, mediat iraniane i kanë kushtuar një tjetër vëmendje anëtareve të MEK që strehohen prej vitesh në Manzë të Durrësit, Ashfraf 3.
Ata shkruajnë se janë vendosur kufij të rinj për të kontrolluar lëvizjet e anëtarëve të opozitës, që Irani i cilëson si terroristë.
” Thuhet se askush nuk lejohet të hyjë ose të dalë nga kampi pa marrë më parë lejen nga autoritetet shqiptare. Maryam Rajavi, drejtuesja e grupit terrorist MKO, gjithashtu është ndaluar në Shqipëri. Sipas burimeve, ndalimi është dhënë nga gjykata antiterroriste e Shqipërisë pas një vlerësimi të dokumenteve që tregojnë përfshirjen e grupit në aksionet sabotuese në Iran. Pasi policia shqiptare sulmoi kampin në fund të qershorit për angazhimin e grupit në “terror dhe sulme kibernetike” kundër organizatave ndërkombëtare, Rajavi u arratis nga Shqipëria në Francë. Janë konfiskuar 150 kompjuterë të lidhur me operacionet terroriste”, shkruan Teheran Times.
Mediat të tjera të kontrolluara nga regjimi i Iranit, theksojnë se “burime të informuara, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se vendimi per Rajavin erdhi pasi zyrtarët shqiptarë shqyrtuan provat e disponueshme dhe arritën në përfundimin se MKO po përdorte vendin për të organizuar sulme terroriste kundër Iranit.
Ndërsa pas aksionit të policisë shqiptare, Teherani ka zbutur tonet ndaj Shqipërisë, dhe shfaqet më i ashpër ndaj Italisë që sic duket ka dhënë sinjale për të mbështetur anëtarët e MKO-së. Takimi më i fundit midis Rajavit dhe disa ligjvënësve italianë tërhoqi vëmendjen nga Teherani, duke e cilësuar “qartësisht një shembull i promovimit dhe inkurajimit të terrorizmit”.
“Republika Islamike nuk toleron mbështetjen për terrorizmin në asnjë formë nga askush dhe e dënon kategorikisht atë”, vuri në dukje diplomati iranian. Ndërsa vetë Irani thirri ambasadorin italian për t’i shprehur rezervat. Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme, Irani njeh fjalën dhe sjelljen e lirë brenda kufijve të ligjit dhe respekton sovranitetin kombëtar të kombeve të tjera.
Për të mbrojtur sundimin e ligjit dhe lirinë e atyre që e mbështesin atë, ministria tha: “Të gjithë mekanizmat qeverisës të botës së qytetëruar kërkojnë ndëshkim për terroristët. Padyshim që çdo veprim i kujtdo kudo në mbështetje të terrorizmit është i dënuar. Irani i kërkon qeverisë italiane të tregojë seriozitetin e saj në parandalimin e shndërrimit të vendit në një strehë të sigurt për terroristët”.
“Mbështetja e terrorizmit nuk do të mbronte interesat e Italisë në nxitjen e marrëdhënieve pozitive me Iranin; përkundrazi, kjo do të dëmtojë rëndë reputacionin e Italisë jashtë vendit”, thuhet në reagimin e ministrisë iranian. tehrantimes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




