Gazeta Si – Një sherr me grushte mes dy personave, ka rezultuar fatal për 55-vjeçarin Armando Meto në Vlorë, i cili ka humbur jetën.
Me profesion inxhinier, ai vdiq nga goditjet e me grushte të agresorit, teksa si pasojë e dhunës së rëndë nuk mundi të mbijetojë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri” rreth orës 11:45.
Policia bën me dije se tashmë ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes së rëndë dhe e ka arrestuar dy orë pas krimit.
Sipas burimeve paraprake, debati ka degjeneruar me grushte, ku shkaku ka qenë një banesë dhe sipas burimeve brenda pikës së internetit 55-vjeçari ka debatuar me personin tjetër, duke e ofenduar me fjalë banale dhe i ka thënë që “s’ke për ta marrë apartamentin”.
Për shkak të sherrit, personi që humbi jetën ka përplasur kokën në pllakat e lokalit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Mbeten të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.
“Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, – njofton policia e Vlorës.
Ndërkohë, mediat raportuan se autori i dhunimit për vdekje të 55-vjeçarit në Vlorë, është Rei Meta, i cili rezulton të jetë djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.