Pas reagimit të ashpër të ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro për një rast të ndotjes së mjedisit, ka reaguar deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj.
“Ministra që kanë nevojë për “hunza”!
Për ata që nuk e dinë “hunzat” përdoren për qentë e rrezikshëm që kafshojnë njerëzit. Ato janë prej lëkurë të fortë dhe telash që pengojnë dhembët të ngulen në mish. Kjo ka funksionuar në shekuj. Me njerëzit kjo është disi më e vështirë. Ata presupozohet që i dominon arsyeja dhe humanizmi si dhe kodi etik.
Me la pa fjalë reagimi i ministres Kumbaro që i drejtohej një qytetari me fjalën “plehër”. Nga pozitat klerikale të pushtetit ajo beson se ka të drejtë të gjykojë dhe të fyeje këdo.
Në emër të “popullit”, “shumicës”, “shoqërisë” ajo jep pretencën për individin që ka gabuar. E quan “prehër”. Përvetësimi i së drejtës është një standard i frikshëm. Ministrja “shërbëtorja” me një arrogancë që meriton “hunza” u vërtitet njerëzve. Tjetrit i mbjellin hashash aty ku përgatiten forcat komando të Natos. Ose janë çmendur ministrat ose jemi çmendur ne, por diçka në këtë vend është thyer në mes dhe e skandalet janë normale dhe normaliteti është skandali vetë”, shkruan ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




