Ka ndodhur

Vrasja e Luljeta Prezës zbulon një rast prostitucioni, arrestohet 24-vjeçari

Gazeta Si – Vrasja e Luljeta Prezës Durrës poshtë “Urës së Dajlanit”, ka nxjerrë në dritë një tjetër rast të shfrytëzimit tëprostitucionit.

E mitura që ishte në vendin e ngjarjes, ka kallëzuar në polici se 24-vjeçari Eridon Patlli e ka shfrytëzuar për prostitucion.

15-vjeçarja, e cila është proceduar penalisht për “moskallëzim krimi” pasi ka qenë prezente në momentin e kryerjes së krimit ndaj Luljeta Prezës.

Ajo ka dëshmuar para uniformave blu se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me 24-vjeçarin Eridon Patlli, ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion.

I riu është arrestuar në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës.

Ndërkohë, një ditë më parë në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar edhe shtetasit Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari, të cilët janë akuzuar si autorët e vrasjes me thikë të 32-vjeçares nga Sukthi dhe janë proceduar penalisht edhe 3 shtetase mes të cilave një 15 vjeçare.

Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak se viktima nuk ka pranuar që të japë të gjithë fitimet që merrte nga aktiviteti seksual që ajo ushtronte në këtë zonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë