Mark Zuckerberg i ka thënë stafit të tij se platforma më e re e Meta, Threads ka humbur më shumë se gjysmën e përdoruesve të saj.
Rivali i Twitter arriti mbi 100 milionë përdorues në vetëm 5 ditët e para të lançimit të tij. Por vetë Zuckerberg ka pranuar se shifra ka rënë.
“Nëse regjistrohen më shumë se 100 milionë njerëz, do ishte mrekulli nëse të gjithë ose gjysma e tyre vazhdojnë ta përdorin. Ne nuk jemi ende aty”, tha ai gjatë një mbledhjeje me punonjësit.
Gjithsesi, Zuckerberg e përshkroi situatën si “normale” dhe tha se pret rikthim të përdoruesve me shtimin e opsioneve të reja në aplikacion.
Thread u kritikua për funksionalitetin e kufizuar në momentin e lançimit. Meta ka shtuar disa opsione si ndarja e postimeve të personave që ndiqni dhe atyre të rekomanduara si dhe përkthimin e postimeve.
Drejtori i produkteve të kompanisë, Chris Cox tha se tashmë fokusi është hedhja e “grepave me qëllim kapjen” e njerëzve për në platformë. Sipas tij, duhet të sigurohen që “njerëzit në Instagram të shohin postimet e rëndësishme në Threads”.
Dy platformat janë të lidhura ngushtë sepse për të pasur një llogari në Threads, fillimisht nevojitet të jeni përdorues i Instagram dhe për të fshirë Threats duhet të fshish edhe Instagramin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



