Teknologji dhe Inovacion

Në TikTok mund të bëjmë postime vetëm me tekst, rritet konkurrenca mes mediave sociale

Aplikacioni TikTok do të ofrojë postime vetëm me tekst ndërsa konkurrenca midis gjigantëve të mediave sociale rritet.

Platforma thotë se funksioni i ri u jep përdoruesve “një mënyrë tjetër për të shprehur veten”.

Të hënën, Tëitter-i i Elon Musk hoqi logon e famshme të shpendit blu dhe kaloi në një X bardh e zi.

Përdoruesve të TikTok tani do t’u ofrohen tre opsione në aplikacion, nëse do të postojnë foto, video ose tekst.

Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të shtojnë zërin në postime apo vendndodhjen.

“Këto veçori bëjnë që postimet tuaja me tekst të jenë po aq dinamike dhe interaktive sa çdo postim video ose foto”, tha TikTok.

Në vitin 2021, TikTok u bë rrjeti social më i popullarizuar në botë pasi kishte më shumë vizita se gjigandi i motorëve të kërkimit Google.

Atë vit, aplikacioni tha gjithashtu se kishte më shumë se një miliard përdorues aktivë në mbarë botën.

Konkurrenca midis firmave rivale të mediave sociale, si pronari i Instagramit Meta dhe X, platforma e riemërtuar në Twitter e Musk është shtuar javët e fundit.

Këtë muaj, platforma e re Threads e Metës u shfaq në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Android në 100 vende.

Shefi i Meta, Mark Zuckerberg më vonë tha se platforma Threads e kompanisë së tij kishte regjistruar më shumë se 100 milionë përdorues në më pak se pesë ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë