Ngjarje

Aksidenti tragjik në Greqi, vdesin 5 shqiptarë. Ishin punëtorë sezonal, mes tyre një 16-vjeçar (Video)

Pesë viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi në Edessa të Greqisë, ku një “Mercedes Benz” me targa shqiptare u përplas me një kamion, ishin punëtor sezonal.

Kështu raportojnë mediat greke, të cilat kanë zbardhur më tepër detaje rreth aksidentit, duke përfshirë edhe moshën e 5 shqiptarëve që humbën jetën tragjikishit.

Sipas mediave greke viktimat janë shoferi Besim MUCAJ, Ilir DACI, Ergin PEPOSHI, Ardit PEPOSHI dhe Gazmen BRAHAJ. Targa e makinës ishte AA989MU

Aksidenti rrugor ka ndodhur kur makina në të cilën ndodheshin pesë personat me origjinë shqiptare, për një arsye të panjohur ka përfunduar në korsinë e kundërt duke u përplasur me kamionin.

I gjithë grupi i shqiptarëve ishin punëtorë sezonal dhe po shkonin në drejtim të Skydra në Veri të Greqisë.

Sakaq, tregues i ashpërsisë së përplasjes është fakti se e vetmja pjesë e makinës që ka mbetur e paprekur ka qenë bagazhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë