Rexhep Rraja, djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja është shpallur në kërkim nga policia në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Krujë ku ai bashkë me disa pjesëtarë të fisit të tij dhunojnë brutalisht dy persona.
Policia bën me dije se pas hetimeve, Rexhep Rraja është identifikuar si i përfshirë në ngjarjen e rëndë dhe tashmë materialet janë dërguar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.