Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas ngjarjes të ndodhur në Krujë ku pjesëtarë nga fisi i deputetit socialist Rrahman Rraja dhunojnë brutalisht dy persona.
Meta shkruan se mosveprimi i Policisë së Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të “Rilindjes” që grabisin zgjedhjet për t’i zgjatur jetën regjimit anti-ligjor.
“Dhuna shokuese e Krujës kundër dy qytetarëve paqësorë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit dhe institucioneve të kapura.
Mosveprimi i Policisë të Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të “Rilindjes”, që grabisin zgjedhjet për t’i zgjatur jetën një regjimi antiligjor dhe çnjerëzor që dhunon çdo ditë të drejtat dhe sigurinë e përditshme të të gjithë qytetarëve.
Hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje tronditëse dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike dhe presioneve të pushtetit është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari”, shkruan Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.