Teknologji dhe Inovacion

Twitter kërcënon të padisë Meta-n për rivalin Threads

Twitter ka kërcënuar të padisë Meta-n për Threads, duke pretenduar se kompania ka shkelur “të drejtat e pronësisë” të Twitter .

Në një letër drejtuar CEO-s, Mark Zuckerberg, avokati i Twitter tha se kompania “është e shqetësuar se Meta Platforms (Meta) është përfshirë në shpërdorim sistematik, të qëllimshëm dhe të paligjshëm të sekreteve tregtare të Twitter dhe pronës intelektuale”.

Meta lançoi Threads, që synon të rivalizojë Twitter-in. Kompania tha se Threads pati 30 milionë regjistrime në më pak se 24 orë pas lançimit, me sa duket duke e bërë atë aplikacionin më të shkarkuar ndonjëherë.

Zuckerberg tha se Threads ishte përpjekja e Meta-s për të krijuar një “aplikacion për biseda publike me 1 miliardë dhe më shumë njerëz”, një mundësi që Twitter e kishte, por “nuk e ka shfrytëzuar”.

Twitter pretendon se Meta ka rekrutuar dhjetëra ish-punonjës gjatë vitit të kaluar, disa prej të cilëve “kishin dhe vazhdojnë të kenë akses në sekretet tregtare të Twitter dhe informacione të tjera tepër konfidenciale” dhe shumë prej të cilëve kanë mbajtur “në mënyrë të paligjshme” dokumente të Twitter ose pajisje elektronike.

“Konkurrenca është ok, vjedhja jo”, shkroi Musk në Twitter të enjten.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë