Përfundimet e takimeve në Bruksel nuk dhanë rezultate konkrete edhe pse të enjten në mbrëmje, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell tha se në takimet që i ka pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë pajtuar se duhet të ketë zgjedhje të menjëhershme në katër komunat veriore të Kosovës.
Në mbrëmje vonë pas këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama përmes një cicërime në
anglisht.
Without the 3 guys leaving Serbia safe and sound there is no space to make any inch of real progress! Once they will be back home, a firm new action of France and Germany is needed to stop this spiral of absurdity!
— Edi Rama (@ediramaal) June 22, 2023
BUT FIRST THING FIRST:
FREE THE 3 POLICEMEN! pic.twitter.com/a4i8ueeWCN
“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! Por gjëja e parë: Liro tre policët” shkruan Rama në Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




