Gazeta Si – Ish-ylli i basketbollit amerikan do të mbajë një kuotë në minorancë. Nëse nga pikëpamja sportive Charlotte ishte katastrofë nën drejtimin e tij, ekonomikisht është një kryevepër: u ble për 275 milionë dollarë në 2010-ën, tani shitet për 3 miliardë dollarë.
Lajmi i përhapur muajt e fundit tashmë është zyrtar. Majkëll Xhordan, pas 13 vitesh nuk është më pronar i Charlotte Hornets. Ai ia ka shitur këtë skuadër një grupi të udhëhequr nga çifti Gabe Plotkin-Rick Schnall. Plotkin është aktualisht pronar në minorancë i Hornets, kurse Schnall ka në zotërim një kuotë te Hawks.
Një ndryshim radikal për skuadrën nga North Carolina, e administruar në mënyrë ekzemplare nga ai që të gjithë e konsiderojnë më të madhin e historisë së NBA-së. Xhordan do të vazhdojë të administrojë “basketball operation” të paktën deri te drafti.
Pikërisht drafti i së enjtes do të jetë etapë thelbësore për të ardhmen e Charlotte, që ka zgjedhjen e dytë. Hornets duken të vendosur për të seleksionuar yllin e Alabama, Brandon Miller, ndërsa javët e fundit kuotat e Scoot Henderson të Ignite, skuadër e G-League, janë rritur dhe mund të jetë ai lojtari i dytë i zgjedhur.
Më nivelin e rezultateve Hornets nuk kanë sjellë ndonjë kënaqësi për tifozët gjatë erës Xhordan, por financiarisht vlera e skuadrës është rritur shumë. Majkëll Xhordan, për kuotat në maxhorancë, kishte shpenzuar 275 milionë dollarë në 2010-ën, tani shitja bëhet për 3 miliardë dollarë. Gjashtë herë kampioni i NBA-së me shumë mundësi do të mbajë një kuotë në minorancë. Edhe një herë Xhordan ka treguar se është një ‘Mbreti Mida’ në biznes.
Njollë në curriculum-in sportiv të tij mbetet fakti që nuk mundi t’i ngjitë Hornets në elitën e basketbollit amerikan. Përkundrazi, kjo skuadër ka ‘lundruar’ në një nivel mediokër. Në 13 vitet e Xhordan kjo skuadër nuk ka mundur kurrë të kalojë një tur të vetëm të play-off-it, duke zhgënjyer totalisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.