Politike

Rama: Tre policët kosovarë të kthehen në shtëpi, s’kanë bërë krim, KFOR do dorëzojë dosjen në NATO

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për lirimin e menjëhershëm të 3 policëve shqiptarë të rrëmbyer nga forcat serbe në veri të Kosovës.

“Së pari është e menjëhershme nevoja dhe domosdoshmëria që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, apo janë kapur diku për të cilat KFOR-i nuk do të japë konkluzion publik por do të depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse do supozonim se kanë shkelur vijën e kufirit, ka vetëm një përgjigje, kthimin e tyre në shtëpi” tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë