Politike

Edi Rama: Tre policët kosovarë të kthehen sa më parë në shtëpi, s’ka paralele mes kriminelit serb në Veri dhe atyre

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter mbi arrestimin e tre policëve të Kosovës, duke deklaruar gjithashtu se KFOR nuk ka për të dhënë një qëndrim rreth këtij debati.   

“Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre! Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë”, shkruan Rama në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë