Lojëra me Dore

Uimbëlldoni nuk kursehet aspak, shpërblime rekord prej mbi 52 milionë eurosh

Gazeta Si – Church Road ka bërë të ditura shpërblimet që do të jepen për edicionin 2023. Futuesit do të shpërblehen me rreth 2.750.000 euro.

Uimbëlldoni nuk kursehet aspak financiarisht. Organizatorët e turnbeut anglez kanë bërë publike shifrën rekrod që do të jepet për edicionin 2023, ku shpërblimet do të shkojnë 44.700.000 stërlina, më shumë se 52 milionë euro. Viti i rikthimit të sportistëve rusë dhe bjellorusë në tabelë parashikon një rritje prej 11.2% në krahasim me edicionin e 2022-shit dhe 17.1% në krahasim me turneun pre-pandemi të 2019-ën.

Gjokovic me trofeun e Uimbelldonit. Gazeta Si, 15 qershor 2023

Kampionët dhe finalistët e lojës teke për meshkuj dhe femra do të marrin respektivisht 2.750.000 euro dhe 1.375.000 euro. Shpërndarja e shpërblimeve vazhdon të vërë në dukje rëndësinë e mbështetjes së lojtarëve të eliminuar në turet e para të turneut.

Shpërblimi për kualifikueset është rritur 14.5% në krahasim me vitin e kaluar, kurse lojtarët që humbasin në turin e parë të ‘main draw’ do të përfitojnë 64 mijë euro, një rritje me 10% në krahasim me 2022-shin. Shpërblimet për lojën në çift për meshkuj dhe femra janë rritur 10.7% nga viti i kaluar.

“Jemi krenarë të ofrojmë shpërblime rekord për lojtarët që do të marrin pjesë këtë vit, me rritje me dy shifra në pjesën më të madhe të tureve, – ka thënë Ian Hewitt, president i All England Club. – Ambicia jonë me këtë shpërndarje është që të rikthehemi në nivelet para pandemisë, duke u dhënë njëkohësisht mbështetjen e duhur edhe lojtarëve në turet e para”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë