Gazeta Si – Tenistja polake, kampione e Roland Garros në 2020-ën dhe 2022-shin, fiton titullin e 4-t Slam në karrierë, duke mundur 6-2, 5-7 dhe 6-4 çeken që surprizoi me eliminimin e Sabalankës në gjysmëfinale.
NOW SHOWING
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 10, 2023
Iga in Paris – Season 3 🇫🇷#RolandGarros| @iga_swiatek pic.twitter.com/Nup1DwWHF9
Iga Shviatek mundi Karolina Muçovën dhe fitoi për herë të 3-të trofeun e Roland Garros. Në moshën 22-vjeçare, Iga, e zgjedhur nga Roxher Federer për të veshur kompletin e On, një kompani veshjesh sportive e themeluar prej tij, bëhet tenistja më e re me 4 suksese Major nga koha e Serena Uilliams, që ia kishte dalë në periudhën 1999-2002.
Pas pikës së fundit, Shviatek shpërtheu në lot. “Karolina më vuri vërtet në vështirësi, – tha polakja teksa merrte trofeun, – jam e bindur se shpejt do të arrijë finale të tjera”. Nuk mjaftoi për të ngushëlluar tenisten çeke, që e kishte të vështirë të fliste nga emocionet: “Tri javë të mrekullueshme, faleminderit që më keni mbështetur çdo ditë”.
Në entuziazmin e të pasurit në duar një trofe të rëndësishëm, që ia dorëzoi Kris Evert, Igës i ra për një moment një pjesë e tij, më pas e mori dhe nisi ta puthte.
Up, up and away 🙃#RolandGarros | @iga_swiatek pic.twitter.com/9rJ5lOpEiF
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 10, 2023
Ndeshja dukej me sens unik, siç ndodh shpesh kur në fushë është mbretëresha e “bagel”, por nuk ishte tamam kështu. Polakja imponoi ligjin e saj në fillim, por 26-vjeçarja nga Olomuc, që luante finalen e parë Major, reagoi mirë. Iga, që kishte shkuar në finale pa humbur asnjë set, fitoi të parin 6-2.
Historia thotë se 19 titujt e fundit të Roland Garros janë fituar nga lojtarja që ka fituar setin e parë të finales. Dhe kështu ndodhi edhe këtë herë. Muçova nuk u dorëzua, fitoi setin e dytë 7-5, por më pas e kishte të vështirë. Numri 1 në botë e mbylli setin e tretë 6-4 dhe meritoi trofeun, ndërsa Muçova mund të ngushëllohet me faktin se tashmë është rikthyer vërtet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.