Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimit zyrtar të Bashkimit Europian se do të ketë pasoja ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk zbusin tensionet në veri të Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Rama tha se prania e policisë së Kosovës në mbrojtje të ndërtesave bosh është një lëvizje absurde dhe gjithashtu vendosja e ushtrisë serbe në kufi është veprim aspak evropian.
I strongly hope that our brotherly Kosovo and friendly Serbia will resolve this conflict before EU implements strong measures against them. They should act quickly and understand that complying with the EU requests means returning to their senses as responsible European states.
— Edi Rama (@ediramaal) June 3, 2023
“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më pak evropiane”- shkruan Rama.
Kryeministri shpreson që Kosova dhe Serbia të gjejnë një zgjidhje para se BE-ja të ndërmarrë masa të forta ndaj dy vendeve
Më herët, përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell ka njoftuar se do të ketë masa ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk do të ketë ulje të menjëhershme të tensioneve.
“BE-ja bën thirrje për zgjedhje të reja lokale në 4 komunat në veri të Kosovës… Ne jemi të gatshëm të zbatojmë masa nëse Kosova dhe Serbia nuk i zbutin menjëherë tensionet” komentoi ndër radhë Borrell.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




