Mjedis

Toka ka temperaturë

Planeti ynë është i sëmurë: ka ethe dhe nuk mund të shërohet. Dhe madje edhe koha që kemi lënë për ta parandaluar është drejtë fundit, paralajmëron Luca Mercalli, një zbulues shkencor italian.

Mercalli tregon përmes një video se temperaturat mesatare tëTokës, në fakt, tashmë janë rritur me 1 shkallë se sa në fillim të epokës industriale kur njeriu filloi të lëshojë gazra serrë nga lëndët djegëse fosile, duke i dhënë një “batanije” atmosferës, cila ka shkaktuar rritjen e temperaturave globale.

Sipas Mercallit rritja me një gradë nuk është aq pak. “Për trupin tonë, një shkallë më shumë tashmë është temperaturë e lartë (38)». E njëjta analogji vlen edhe për planetin tonë: Toka ka temperaturë. Një rritje e këtij lloji, megjithëse mund të duket minimal, është një trazim i rëndësishëm: për shembull, ajo çoi në zhdukjen e më shumë se 50% të akullit alpine; Ekosisteme të shumta janë në rrezik; fenomenet ekstreme të motit janë bërë më të shpeshta dhe të dhunshme”.

Çfarë të ardhme na pret? Mercalli në fjalimin e tij vazhdoi me analogjinë e sëmundjes: në 30 vitet e fundit ne nuk kemi bërë parandalimin dhe Toka ka rënë e sëmurë. Ne kemi humbur pikën e kthimit në vitin 1964. Tani ne thjesht mund të kontrollojmë temperaturën. Shërim nuk ka. /Foucus.live


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë