Gazeta Si – Nuggets shënojnë një arritje historike, mundin ndeshjen e 4-t në Los Anxheles (113-111) dhe e mbyllin 4-0 serinë, duke fituar kështu Konferencën e Perëndimit.
Denver Nuggets do të luajnë për herë të parë në histori në Finals, pasi kanë dominuar përballjet me Lakers. Jokiç bëri diferencën në periodën e dytë, duke iu përgjigjur LeBron Xhejmsit, që kishte dominuar të parën. Skuadra e Kolorados tashmë do të diskutojë unazën në aktin final për herë të parë në 47 vjet histori. Finals fillojnë të enjten e 1 qershorit dhe Nuggets kanë kohë të përgatiten.
Jokiç, qendra e Denver, lojtari më i mirë, do të luajë për herë të parë në Finals në moshën 28-vjeçare. Ky është shenjtërimi i lojtarit më dominues në vitet e fundit në NBA. Numrat thonë shumë, por jo gjithçka. Thonë që me ‘triple double’ e 8-të të play-off-it 2023 ai ka vendosur një rekord, duke kaluar 7 të Uilt Çamberlain në 1967-ën.
Serbi dha më të mirën nga repertori i tij sulmues. Ajo që nuk thonë numrat, përveç 30 pikëve, 14 ribaundeve dhe 13 asisteve finale, është se nuk u sforcua shumë, duke luajtur për skuadrën. “15 pikë disavantazh në fund të pjesës së parë nuk na dorëzuan. Përmbysja është rezultat i lojës kolektive, jo i një lojtari të vetëm”, – tha Jokiç pas ndeshjes.
LeBron Xhejms provoi me të gjitha mënyrat, shënoi 31 pikë në pjesën e parë, dominoi si të ishte 10 vjet më i ri. E mbylli me 40 pikë, 10 ribaunde dhe 9 asiste. Tregoi personalitetin dhe dëshirën për të fituar deri në sekondën e fundit, por nuk ia doli. Fitoi skuadra më e mirë, që nuk ishte Los Anxheles i tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.