Lojëra me Dore

Medvedev mposht Rune në finalen e Romës, vjen titulli i parë në tokën e kuqe

Gazeta Si – Danil Medvedev ia ka dalë të mësojë të luajë dhe të fitojë edhe në tokën e kuqe. Rusi ka mundur danezin Holger Rune në finalen e Romës në dy sete, 7-5, 7-5. Ai ka kaluar në renditje Novak Gjokoviç, duke mbajtur tashmë vendin e dytë.

Pas 15 ditësh shi, terreni e bënte lojën më të ngadaltë dhe jo e ndihmoi Medvedevin ta rafinonte taktikën. Rune ndalet sërish një hap para triumfit, si në Montekarlo.

Rune ishte i rrezikshëm në fillim, por më pas rusi rikuperoi. Më shumë faulle nga danezi, që nxitohej shpesh në disa zgjidhje situatash, ndërsa Medvedev synonte ta çonte në rrjetën e tij taktike. Publiku ishte në anën e danezit dhe brohoriti kur një gjuajtje e drejtë e rusit u ndal në rrjetë. ‘Mundja e dorës’ u mbyll me fitoren e Medvedevit, që falë eksperiencës mori setin e parë.

Danezi ishte shumë nervoz dhe teksa u ul në vendin e tij po thoshte se po luante keq. Ai e nisi setin e dytë në avantazh, por zgjati pak. Loja më pas vazhdoi e ekuilibruar deri në fund, me rusin që përfitoi nga gabimet e rivalit. Medvedev shkoi në 6-5 dhe kishte 3 ‘match point’-e në shërbimin e Rune


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë