Lojëra me Dore

Kalinina mund rusen Kudermetova dhe shkon në finale: Pak dritë për Ukrainën!

Gazeta Si – Fryn era e Lindjes në gjysmëfinalet e femrave në Itali. Në të parën u përballën sot ukrainasja Anhelina Kalinina dhe rusja Veronika Kudermetova, ku fitoi e para, numri 47 në renditjen botërore, me rezultatin 7-5, 5-7 dhe 6-2.

Nuk pati shtrëngim duarsh, siç po ndodh në ndeshjet mes lojtareve ukraianse dhe ruse. Një gëzim i jashtëzakonshëm për Kalininën, e cila do të luajë finalen e parë 1000 në karrierë. Ajo menjëherë pas ndeshjes ka folur për vendin e saj, të përfshirë në luftë.

“Ajo që vërtet vshpresoj është që të mund t’i dhuroj një dritë të vogël dhe emocione pozitive vendit tim”, – tha Kalinina. Kudermetova në anën tjetër komentoi: “Ne jemi këtu për të luajtur tenis, ajo që duam të bëjmë. Jemi të gjitha sportiste dhe duam vetëm të ushtrojmë sportin tonë”.

Anhelina Kalinina ka filluar të luajë tenis kur ishte 6 vjeç dhe menjëherë u dashurua me këtë sport: “Është një lojë shumë inteligjente, si shahu, vetëm se është në lëvizje”, – ka thënë ajo. Idhulli i saj ka qenë kinezja Li Na.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë