Lojëra me Dore

Gjokoviç eliminohet mes tensionit dhe shiut në Romë, Rune në gjysmëfinale

Gazeta Si – Kampioni në fuqi është mundur 6-2, 4-6 dhe 6-2 në një ndeshje të tendosur nervash dhe të ndërprerë nga shiu. Tenisti danez është kualifikuar për në gjysmëfinale.

I mundur, me kokën ulur, i vuajtur, gati i panjohur. Novak Gjokoviç është viktima e radhës në edicionin 2023 të turneut të Romës. Serbi është mundur nga Holger Rune, 15 vjet më i ri dhe që dëshiron të fitojë “më shumë Roland Garros se Nadal”, siç ka thënë kur ishte fëmijë.

Danezi i datëlindjes 2003 kaloi më tej falë fitores 6-2, 4-6 dhe 6-2, duke shkuar për herë të parë në gjysmëfinale të turneut italian. Ishte një ndeshje e dominujar nga nervozizmi, nga të dy sportristët, por në fund doli më mirë Rune, që do të ndeshet me Kasper Rud.

Në setin e parë, në lagështirën e fushës, Gjokoviç nuk mundi asnjëherë ta kontrollonte lojën. Publiku, asnjëherë dashamirës me Rune, ishte i gjithi në anën e serbit. Gjokoviç fitoi setin e dytë, pasi mori edhe një pilulë nga mjeku, ndoshta për probleme stomaku. Rune në një moment u nervozua shumë dhe u përplas me arbitrin, duke iu drejtuar me fraza të rënda.

Pas një ore ndërprerje lojë nga shiu, loja rifilloi dhe ‘Nole’ ishte mjaft nervoz. Edhe ai u kap me arbitrin, që vonoi në dhënien e pikëve. Setin e tretë Rune e mbylli 6-2, duke fituar ndeshjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë