Plakja e popullsisë po godet financat publike në të gjithë botë, përballë rritjes së normave të interesit që po ndikojnë në rritjen e pensioneve dhe shërbimeve shëndetësore.
Agjencitë si Moody’s, S&P dhe Fitch kanë paralajmëruar se përkeqësimi i gjendjes demografike po rëndon të ardhurat e shteteve.
Ato shtojnë se pa reforma domethënëse ky rrezik do të krijojë një rreth vicioz me barra më të mëdha fiskale dhe kosto më të larta huaje.
“Në të shkuarën, demografia ishte një problem i së ardhmes afatgjatë, tani ne jemi në të ardhmen dhe ajo po dëmton shtetet”, thotë Dietmar Hornung, drejtor menaxhues i asociuar në Moody's Investors Services.
Rezerva federale në SHBA, Banka Qendrore në Europë dhe Banka e Anglisë kanë rritur interesat në nivelin më të lartë që nga 2008-a, duke ngritur më tej kostot e shërbimit të borxhit publik.
“Ndërkohë që popullsia po lëviz ngadalë, problemi është më urgjent”, thotë Edward Parker, kreu i kërkimeve globale në Fitch, e cila uli vlerësimin e Francës muajin e kaluar, duke paralajmëruar se agjenda e reformës së presidentit Emmanuel Macron mund të ngecë.
"Ne jemi preku nga efektet negative në shumë vende dhe ato vetëm sa po shtohen," tha Parker.
Sa më gjatë që qeveritë ta shtyjnë veprimin, aq më i dhimbshëm do të jetë ai.
Agjencitë e vlerësimit thonë se rritja e kostove të huamarrjes po ndikon edhe tek ndryshimet e popullsisë në moshë pune edhe në ndaj financave publike nga rritja e faturave të kujdesit shëndetësor dhe pensioneve.
Kjo ka ndikuar në perspektivën e borxhit në BE, ku, sipas Komisionit Europian, pjesa e popullsisë mbi 65 vjeç do të rritet nga 20% tani në 30 % deri në vitin 2050, si dhe në Japoni dhe SHBA.
Marko Mrsnik, analist kryesor në S&P shtoi se sipas një stres-testi, vetëm 1 pikë përqindje rritje e kostos së huamarrjes do të rriste raportin e borxhit ndaj PBB-së në vende si Japonia, Italia, Britani dhe SHBA në rreth 40-60% deri në 2060-n.
“Kjo është një rritje domethënëse dhe kërkon reforma që adresojnë presionet demografike ose reforma fiskale që qeveritë të mbajnë nën kontroll borxhin”, tha ai.
S&P tha në janar se gjysma e botës do të jetë plakur deri atëherë.
Llogaritet se mungesa e reformave në politikat që lidhen me moshën, qeveritë do të rrisnin me 6% borxhin ndaj PBB-së deri në 2060- n.
S&P parashikon se edhe rritja e pensioneve do të arrijë nga mesatarisht 4.5 pikë përqindje ndaj PBB0së në 9.5, në vende të tjera edhe më shumë. Midis viteve 2022 dhe 2060, shpenzimet e shëndetit do të rriten me 2.7pikë përqindje ndaj PBB-së mesatarisht për çdo vend.
Në një panoramë të qartë presionesh, republikanët në Kongres po bëjnë thirrje për reduktim të shpenzimeve dhe një reformë strukturore të buxhetit që po përballet me një borxh në nivele historike.
Ekspertët thonë se nga vendet e botës, vendet e Europës qendrore dhe jugore kanë problemet më të mëdha me demografinë, duke shtuar edhe Gjermaninë si popullsia që po plaket më shpejt.
Një shënim i Moody's këtë vit tha se tkurrja në tregun gjerman të punës ishte "tashmë e dukshme", duke shtuar se: "rritja potenciale do të dobësohet më tej në vitin e ardhshëm pa reforma".
Agjencitë e vlerësimit kanë alarmuar gjithashtu për deficitin strukturor të sistemit të pensioneve në Spanjë, ku qeveria kohët e fundit rivendosi një lidhje të drejtpërdrejtë midis pagesave dhe inflacionit, si dhe rekordin e Francës në menaxhimin e financave të saj.
Por ata i japin kredi Greqisë për reformat gjithëpërfshirëse në sistemin e saj të pensioneve pas krizës së borxhit. Në sondazhin e S&P në 81 vende, ishte i vetmi shtet në të cilin shpenzimet e lidhura me moshën pritet të bien deri në vitin 2060.
Në të kundërt, disa vende aziatike kanë një perspektivë në përkeqësim për shkak të presioneve demografike. “Nëse shikoni në vitin 2050, atëherë Koreja, Tajvani dhe Kina janë disa nga vendet me profilet më të këqija”, tha Parker.
Burimi: FinancialTimes/ Përshtati: Gazeta ‘SI’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.