Gazeta Si – Tenisti spanjoll ka rimarrë vendin e parë në renditjen botërore, por është eliminuar në turneu i Romës, pas humbjes 6-3 dhe 7-6 kundër hungarezit, numrit 135.
Një ditë e bukur për Fabian Marozsan, tenistin hungarez që ka eliminuar as më shumë e as më pak, por numrin 1 Karlos Alkaraz pas dy setesh. Numri 135 në botë, Marozsan, nxorri jashtë më të mirin e momentit, duke luajtur një tenis të nivelit të lartë. Arritja e më e madhe kjo në karrierën e hungarezit mes Challenger dhe turneve të vegjël.
Marozsan e nisi turneun nga kualifikueset dhe befasoi me fitoret ndaj Moutet dhe Lehecka. Fitorja ndaj Alkaraz ishte jashtë çdo logjike dhe parashikimi. Në një orë e 42 minuta ai mbylli gjithçka me një lojë shumë të përpiktë, duke realizuar pikë me gjuajtje të drejta nga fundi.
First career ATP Tour main draw in Rome ✔️
— ATP Tour (@atptour) May 15, 2023
The first Hungarian male to reach the last 16 in 42 years 🇭🇺
Defeats World No. 2 Carlos Alcaraz 🤯
This is your moment, Fabian Marozsan ⭐️@InteBNLdItalia | #IBI23 pic.twitter.com/8YkuOjSHRA
Në fazën e 1/8-ve Marozsan do të ndeshet me Çoriç. Kroati eliminoi 7-6 dhe 6-1 pa shumë probleme Karbales Baena. Pas fitores në ndeshjen e ëndrrave, hungarezi premton të tjera surpriza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.