Ka ndodhur

Nuk deklaroi 16 mijë dollarë në Rinas, vihet nën hetim 32-vjeçari nga Egjipti

Një 32-vjeçar me origjinë nga Egjipti është vënë nën hetim, pasi kishte tentuar të largohej nga Tirana pa deklaruar një shumë parash.

32-vjeçari ka qenë duke ikur nga Rinasi dhe tentoi t’i nxirrte paratë nga vendi ynë, duke i fshehur në trup dhe në çantë.

Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur 16 000 dollarë dhe 2000 euro të padeklaruara të cilat janë sekuestruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë