Ka ndodhur

Përfitoi 10 mijë euro duke iu hequr një maqedonasi si e sëmurë, arrestohet 46-vjeçarja në Elbasan

Një 46-vjeçare që kishte përfituar 10 mijë euro duke mashtruar një qytetar nga Maqedonia e Veriut përmes rrjeteve sociale është vënë në pranga.

Bëhet e ditur se E. D., 46 vjeçe, banuese në Elbasan u arrestua pasi mashtroi një 32-vjeçar nga RMV, duke i prezantuar të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë