Ka ndodhur

Shkodër, kontrollet me dron zbulojnë 500 fidanë kanabis në pronë publike

Gazeta Si – Kontrollet me dron nga policia kanë zbuluar në fshatin Ashtë të Shkodrës një ambient të hapur, ku ishin mbjellë në kubikë 500 fidanë narkotikë.

Një pjesë e vogël e fidanëve, përgjatë bregut të lumit Drin, në një ambient të hapur (pronë publike), u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe ato të komisariateve në varësi, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë