Gazeta Si – Tenisti i njohur ka njoftuar me anë të një postimi në profilin e tij në Instagram se nuk do të marrë pjesë as në turneun e Romës, pasi nuk është ende gati.
“Më vjen shumë keq të njoftoj se nuk mund të jem në Romë”, – shkruan Nadal, i detyruar të heqë dorë nga turneu italian, që fillon të hënën. “E dini të gjithë se sa shumë më dhemb të humbas edhe një tjetër nga turnetë që kanë shenuar karrierën time profesionale dhe personale.
Më vjen keq që nuk do të ndjej mbështetjen dhe dashurinë e tifozëve italianë. Edhe pse kam një përmirësim në këto ditë të fundit, për shumë muaj nuk kam mundur të stërvitem në një nivel të lartë. Procesi i rikuperimit ka kohën e vet dhe nuk kam zgjidhje tjetër, përveçse të vazhdoj të punoj”, – ka shpjeguar spanjolli.
Qëllimi i Rafael Nadal tani është që të arrijë të riftësohet plotësisht në kohë për turneun e Parisit. Ai ka humbur disa nga turnetë e fundit dhe kjo ka bërë që të humbasë jo pak vende në renditjen botërore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.