Ka ndodhur

Digjet plotësisht makina në Rrugën e Arbrit, shoferi shpëton pa dëmtime

Gazeta Si – Një makinë e tipit ‘Ford’ është përfshirë nga flakët sot pasdite në Rrugën e Arbrit. Në momentin e shpërthimit të flakëve makina ishte në lëvizje.

Drejtuesi i mjetit, me inicialet G.M, sipas policisë, ka shpëtuar pa pasoja, ndërsa makina e tij është djegur plotësisht.

Dyshohet se zjarri në makinë ka ardhur si pasojë e një defekti. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë