Ka ndodhur

I dogjën makinën 28-vjeçares në Korçë, në pranga dy autorët

Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar, pasi i vunë flakën automjetit të një 28-vjeçareje në Korçë një ditë më parë.

Në fillim u dyshua se djegia e mjetit ishte aksidentale, por pas hetimeve, doli se pas kësaj ngjarjeje qëndronin shtetasit R.B., 27 vjeç dhe G.Ç., 38 vjeç. Ky i fundit e kishte kërcënuar edhe më parë të renë sipas policisë.

Automjeti që u dogj është në përdorim nga një 28-vjeçareje dhe në pronësi të vëllait të saj. Nga hetimet e kryera, G.Ç., në muajin dhjetor 2022, e ka kanosur nëpërmjet telefonit 28-vjeçaren.    

Gjatë kontrollit në banesën e R.B., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël municioni luftarak. Gjithashtu u sekuestruan veshje dhe një automjet që ka përdorur Basholli në këtë ngjarje.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë