Gazeta Si – Një 67-vjeçar me iniciale Dh.S., në Tiranë është gjetur i vdekur në rrugë rreth orës 05:55 të mëngjesit të kësaj të marte në fund të Bulevardit të Ri.
Nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Gjithashtu, blutë e kryeqytetit, kanë njoftuar se rreth orës 07:15, në rrugën “Margarita Tutulani” në kryeqytet, ka rënë nga kati i katërt i pallatit, një 56-vjeçar, A.B., i cili aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




