Lojëra me Dore

Alkaraz dominon finalen e Barcelonës, asnjë shans për Tsitsipas

Gazeta Si – 20-vjeçari spanjoll dominoi 6-3 dhe 6-4 në finalen ndaj grekut. Ai konfirmoi suksesin e 2022-shit, duke fituar trofeun e 3-të të sezonit.

Shumë i fortë Karlos Alkaraz për Stefanos Tsitsipas. Diferenca, aktualisht shumë e madhe mes të dyve, u pa qartë gjatë finales së Atp 500 të Barcelonës. Fenomeni spanjoll, kokë serie numër 1, e dominoi totalisht ndeshjen ndaj grekut, kokë serie numër 2.

Alkaraz, pas iu dashur të sforcohej shumë, regjistroi një 6-3, 6-4 pa histori. Ai e mbylli finalen për një orë e 20 minuta, duke sulmuar pa mëshirë në çdo moment. Në dheun e kuq Tsitsipas hasi shumë vështirësi.

Nxënësi i Huan Karlos Ferrero fiton kështu turneun e tretë në 2023-shin, pas Buenos Airesit dhe Indian Uells. Ky është gjithashtu triofeu i 9-të në karrierë dhe me 500 pikët e fituara shkon në më pak se 400 pikë nga numri 1, Novak Gjokoviç.

Tani Alkaraz duhet të mbrojë edhe 1000 pikë të tjera, ato që fitoi në Madrid në 2022-shin. Dhe duke parë tërheqjet e njëpasnjëshme të disa tenistëve të rëndësishëm, ai do të shkojë në Madrid si favorit absolut.

Në ATP 250 të Mynihut ka triumfuar një tjetër tenist i datëlindjes 2003, Holger Rune. Numri 7 në botë arriti të fitojë një ndeshje shumë të fortë ndaj holandezit Botik Van De Zandshulp, numri 29 në renditjen botërore. Danezi fitoi me rezultatin 6-4, 1-6 dhe 7-6.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë