Ka ndodhur

Merr flakë makina në parkim gjatë natës në Korçë

Gazeta Si – Një makinë tip “Volkswagen” e parkuar është përfshirë nga flakët rreth orës 03:45 të mëngjesit të së hënës në lagjen nr.5, rruga “10 Korriku” në Korçë.

Policia njofton se nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë