Gazeta Si – Pas humbjes ndaj Tsitsipas dy vjet më parë, tenisti rus ka mundur sot në finale danezin Rune, madje me përmbysje, 5-7, 6-2 dhe 7-5. Në Montekarlo ka fituar trofeun e parë Masters 1000.
FIRST MASTERS 1000 TITLE SECURED 🏆@AndreyRublev97 defeats Rune 5-7 6-2 7-5.@ROLEXMCMASTERS | #RolexMonteCarloMasters pic.twitter.com/mXDroCdtcm
— ATP Tour (@atptour) April 16, 2023
“Cilin preferoj në finale? Do doja të binte shi, të kishte ndalesa të gjata dhe të luheshin tre sete”. Andrei Rublevit i është plotësuar dëshira: ai vuajti, rrezikoi, zbuloi qetësinë dhe në fund fitoi titullin e parë në një Masters 1000 kundër Holger Rune. Danezi u dorëzua në fund, duke bërë 49 gabime, 19 vetëm në setin e tretë.
Finalja zgjati 2 orë e gjysmë dhe tashmë Rublev nuk është më një tenist ‘i pakompletuar’. Rusi ka lënë mënjanë kompleksin e inferioritetit dhe ka konfirmuar vendin e 6-të në renditjen botërore. Ai ka fshirë nga memoria kujtimin e hidhur të dy viteve më parë, kur u mund nga Tsitsipas.
Rune fitoi setin e parë 7-5. Rublev nuk u ‘çmend’ dhe duket se puna me psikologun ka bërë efekt. Rusi shkoi në dhomën e zhveshjes për të qartësuar idetë dhe pas rikthimit në fushë shfrytëzoi mjaft mirë rënien e Holger Rune, duke fituar setin e dytë 6-2.
An unforgettable moment for @AndreyRublev97 ✨@ROLEXMCMASTERS | #RolexMonteCarloMasters pic.twitter.com/treiPrTpmS
— ATP Tour (@atptour) April 16, 2023
Në setin e tretë danezi kërkoi ndihmën e publikut. Rublev e nis me këmbën e gabuar këtë set dhe Rune shkon në avantazh. Lufta është e fortë, ndeshja rihapet. Rusi shkarkon gjithë tensionin që ka brenda, kafshon një banane dhe kthehet në fushë për sulmin final, ndërsa danezi nervozohet.
Rune shërben në rezultatin 5-5, e kap ngërçi, gjuan dy topa në rrjetë dhe pastaj një tjetër shumë keq. Një faull i dyfishtë dhe Rublev ka në dispozicion 3 ‘match point’-e për titullin e parë 1000.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.