Gazeta Si – Një kroçerë me turistë të huaj nga Korfuzi nuk ka arritur të ankorohet dot në portin e Vlorës dhe sipas burimeve paraprake pasagjerët do të zbresin në breg me varkat e anijes.
Shkak është bërë moti i keq, cektina dhe punimet që po kryhen në portin e Vlorës.
Mësohet se nuk ka rrezikshmëri për jetë njerëzish, teksa turistët kanë kryer procedurën sipas protokollit të sigurisë.
Turistët që ndodhen në brendësi të saj janë nga SHBA, Kanada, Australia, Irland, Cyprus, Zvicër, Hungary, Ruanda, Norway, Italy, China.
Cruiseri do të qëndroj një ditë në spirancë (në gji) në gjirin e Vlorës për shkak te madhësisë së kroçerës që është me shumë se 200 m e gjatë, nuk mund te ankorohet dot në kalat, dhe turistat do të zbarkojnë me anije të vogla në port për të vazhduar me pas turin në qytet dhe në vendet historike të Vlorës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




