Bota

Arabia Saudite dhe Irani takohen në Pekin ndërsa Kina zgjeron ndikimin e saj

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite dhe Iranit janë takuar sot në Pekin për herë të parë pasi vendosën të rregullojnë marrëdhënien e tyre diplomatike që nënvizoi ndikimin në rritje të Kinës në Lindjen e Mesme.

Ministrat thanë se do të rinisin procesin e rihapjes së ambasadave në vendet respektive dhe do të nisin bashkëpunimin mbi sigurinë dhe ekonominë.

Vendet do të nisin po ashtu fluturimet dhe delegimet e do të lehtësojnë procesin e vizave.

Konsullatat në qytetin verilindor të Iranit të Mashhadit dhe në Jeddah të Arabisë Saudite gjithashtu do të rihapen.

“Të dy palët ranë dakord të zgjerojnë bashkëpunimin në çdo fushë që mund të ndihmojë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe të përmbushë interesat e kombeve dhe vendeve të tij”, thuhet në deklaratë.

Arabia Saudite dhe Irani ranë dakord të rivendosin lidhjet diplomatike brenda dy muajve në një marrëveshje historike të nënshkruar në mars në Kinë, e cila i dha fund një përçarjeje shtatëvjeçare midis fuqive të Lindjes së Mesme.

Kina ndërmjetësoi marrëveshjen pasi priti ditë të tëra takimesh sekrete, në shenjën e fundit që Pekini është i vendosur të zgjerojë rolin e tij diplomatik në një rajon që tradicionalisht ka qenë pjesë e sferës së ndikimit të SHBA-së. Marrëveshja erdhi disa muaj pasi presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Arabinë Saudite për një samit arab.

Xi i priti në një darkë luksoze në dhjetor, në kontrast të plotë me pritjen e ulët të Joe Biden kur presidenti amerikan mbërriti atje në korrik. Biden u tha udhëheqësve arabë atëherë se Uashingtoni nuk do të qëndronte mënjanë dhe do të lejonte Kinën, Iranin dhe Rusinë që të zëvendësonin SHBA-në në rajon.

SHBA, e cila mirëpret afrimin, megjithatë është e shqetësuar për lidhjet në teknologji dhe siguri midis Pekinit dhe Gjirit. Në vitin 2021, ai u bëri presion Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbyllur një instalim që Uashingtoni tha se ishte një strukturë kineze e sigurisë

Tehrani dhe Riadi ndaluan lidhjet e tyre në 2016-n kur Arabia Saudite ekzekutoi një klerik shia dhe protestuesit iranianë mësynë në ambasadë. Konflikti tensionoi situatën në rajon që ishin tashmë të tensionuara pasi të dy vendet mbështetën palët kundërshtare në luftën në Jemen.

Ristaurimi i marrëdhënieve diplomatike ka rritur shpresat se mund të ndihmojë në përfundimin e luftës në Jemen, ku një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi në 2015 pasi rebelët Houthi të mbështetur nga Irani pushtuan pjesën më të madhe të vendit. Diplomatët thanë se të dy palët kishin bërë përparim në muajt e fundit drejt një marrëveshjeje paqeje dhe një armëpushim është mbajtur që nga viti i kaluar.

Lufta ka vrarë qindra mijëra njerëz, drejtpërdrejt ose nga kequshqyerja dhe sëmundjet, duke krijuar atë që OKB-ja e quajti fatkeqësinë më të keqe humanitare të krijuar nga njeriu. Kjo çoi gjithashtu në sulme me dronë dhe raketa nga rebelët Houthi që synonin Arabinë Saudite dhe partnerin e saj të koalicionit Emiratet e Bashkuara Arabe.

Irani ka zbutur tensionet edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ranë dakord vitin e kaluar për të riemëruar ambasadorin e tij në Teheran. /FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë