Lojëra me Dore

Rafael Nadal humb edhe turneun e Montekarlos: Nuk jam ende gati!

Gazeta Si – Tenisti spanjoll, 11 herë kampion në principatë, ka bërë të ditur se mund të marrë pjesë këtë herë në turne. Ishte një vendim i pritshëm në fakt, por që tani është konfirmuar edhe zyrtarisht nga vetë Rafael Nadal.

Mëngjarashi nuk mund të luajë në Masters 1000 të Montekarlos. Rafael Nadal e ka dhënë lajmin në profilin e tij në Tuiter. Ai nuk e ka marrë veten ende plotësisht nga dëmtimet e shumta që e kanë penalizuar thuajse sistematikisht gjatë fundit të 2022-shit dhe fillimit të 2023-shit.

Mbi të gjitha dëmtimi i fundit në këmbën e majtë, që i mohoi pjesëmarrjen në Australian Open, ku duhej të mbronte titullin. “Nuk ndihem ende gati, – ka shkruar Nadal, – dhe do të mungoj në një nga turnetë më të rëndësishëm të karrierës”.

Në principatë 14 herë kampioni i Roland Garros e ka ngritur trofeun plot 11 herë, por nga 2018-a nuk fiton më. “Po vazhdoj të përgatitem, – kishte deklaruar pak ditë më parë Rafa, – preferoj të kthehem vetëm kur të jemi plotësisht në rregull. Nuk dua të rrezikoj përkeqësimin e gjërave”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë