Gazeta Si – Shoferi i autobusit të linjës së Krrabës, i cili u përplas duke marrë disa makina para në rrugën e Elbasanit para 2 ditësh, është arrestuar.
Policia thotë se G.Q., 31 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar me akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Ndërkohë që nga aksidenti u plagosën 3 persona. Shoferi, e cilësoi si aksidentin si shkak të debulesës, duke qenë se po mbante agjërim për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Të plagosurit ishin duke udhëtuar nga Krraba drejt Tiranës me autobusin e linjës së Lundrës.
Njëri prej mjeteve ka qenë i parkuar anës rrugës gjatë kohës kur ndodhi përplasja.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar një prej akseve që të çon në kryeqytet. Policia sqaron se shkak i aksidentit, ka qenë humbja e kontrollit të shoferit të autobusit, çka shkaktoi daljen nga rruga dhe përmbysjen e tij.
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.