Dikur zyra të qendrës së BBC, sot janë kthyer në një apartament mjaft shik dhe për këdo që do ta blejë apartamentin është në treg për 3925 milion paund.
Apartamenti që ndodhet në Londër, është dizajnuar nga stilistja e njohur Bella Freud në bashkëpunim me Maria Speake – bashkëthemeluese e kompanisë së arkitekturës dhe projektimit, Retrouvius – dhe arkitektëve të brendshëm Piercy & Company.
Bella’s Apartment është kthyer në një ambient mjaft klasik, me dritare të mëdha dhe me një arredim që e bënë të duket më praktik.
Sa i përket ngjyrave dhe dizajnit të brendshëm duket se stilistja është frymëzuar nga magjia e viteve 1970.
“Ne nuk duam që ky apartament të duket i çuditshëm ndaj dhe zgjodhëm edhe ngjyrën që të kënaqen sytë kur e sheh”, ka thënë Maria Speake.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.