Gazeta Si – Një 50-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të marte në një aksident të rëndë në Fushë Krujë.
Sipas policisë, një makinë është përplasur me trafikndarësen e për pasojë ka humbur jetën pasagjeri 50-vjeçar, Luan Dukaj.
Ngjarka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në autostradën Fushë Krujë-Thumanë.
Automjeti me drejtues shtetasin J.K., 34 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.
Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave, por grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




