Ka ndodhur

Një ish-drejtor dogane shkakton dy aksidente në Vlorë, ka të lënduar

Gazeta Si – Një aksident i dyfishtë ndodhi sot në mbrëmje në qytetin e Vlorës, në rrugën transballkanike, ku një Wolkswagen Touareg ka goditur një Peugeot. Kjo e fundit, pas goditjes së fortë, ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë. Dy persona janë lënduar dhe kanë shkuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i Touareg-ut, sipas informacioneve të para, është ish-drejtori i doganës në Fier, Arlind Lagji. Më parë ai kishte shkaktuar një tjetër aksident, kishte goditur një grua, që ndodhet në spital.

Lagji ishte munduar të largohej me shpejtësi nga vendngjarja, ndaj dhe ka shkaktuar edhe aksidentin e dytë. Pas aksidentit të dytë ish-doganieri është ndaluar nga forcat e rendit. Arlind Lagji u bë i njohur për publikun, kur një qytetar e akuzonte për kërcënim me jetë. Shkak ishte lidhja jashtëmartesore qe ish-drejtori kishte me gruan e qytetarit. Një histori që sollin edhe largimi nga posti që mbante të Lagjit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë