Ka ndodhur

Vidhet gjatë natës një shkollë 9-vjeçare në Shkodër

Gazeta Si – Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” një nga më të njohurat në Shkodër, është vjedhur në orët e para të mëngjesit të kaësaj të hëne.

Persona të paidentifikuar kanë arritur të hyjnë brenda ambienteve të shkollës dhe objektiv ka qenë salla e kodimit e informatikës ,një investim i ri në këtë shkollë.

Por aautorët nuk kanë arritur të hapin derën e sallës duke arritur të marrin vetëm disa sende të sanitareve dhe një laptop në një nga ambientet e hapura të godinës së shkollës.

Policia ka isur hetimet për të zbardhur vjedhjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë