Ka ndodhur

Trafikonin drogë drejt Greqisë, 3 në pranga 2 në kërkim në Ersekë

Policia e Korçës ka goditur një grup kriminal në juglindje të vendit dhe ka vënë në pranga 3 persona pasi shpërndanin lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek.

Policia thotë se janë vënë në pranga shtetasit Gjergji Bendo, 26 vjeç, Lentin Sulo, 29 vjeç dhe Mikel Kurtiqi, 19 vjeç, banues në Ersekë; dhe u shpallën në kërkim shtetasit: G. D., 35 vjeç, banues në Leskovik dhe K. P., 24 vjeç, banues në Ersekë.

“Nga hetimet e kryera rezulton se bashkëpunëtorë të 26-vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale ishin edhe 4 shtetasit e tjerë. Konkretisht shtetasi L. S., monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 26-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë, në rrugë. Ndërsa shtetasit M. K., G. D. dhe K. P., dyshohet se do të kryenin transportimin e lëndës narkotike, nga qyteti i Ersekës, në drejtim të fshatit Barmash, Kolonjë e më pas drejt qytetit të Leskovikut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë