Ka ndodhur

Lëviznin të armatosur, 4 të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen 2 pistoleta dhe një shpatë

Nga Gazeta Si – Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 shtetas të cilat po qarkullonin të armatosur në një makinë.

Policia ka arrestuar Adrian Vladi, 35 vjeç; Aleks Vajda, 42 vjeç; Festim Rrustemi, 35 vjeç dhe Bermis Gjana, 22 vjeç; të katër banues në Durrës.

“Në vendin e quajtur ‘Ura e Beshirit’, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip ‘Mercedes Benz’, me drejtues shtetasin F. Rr., dhe pasagjerë 3 shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. Gj., u gjet një shpatë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta, një shpatë, shuma 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj, automjeti si dhe 6 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë