Novak Djokovic nuk do të marrë pjesë në turnun e madh – Miami Open, dhe arsyeja tashmë dihet.
Rreth 14 muaj pas sagës shpërthyese që e pa atë të dëbohej nga Melburni një ditë para fillimit të Australian Open, një refuzim për t’u vaksinuar kundër COVID-19 vazhdon t’i dëshmojë atij se nuk është special.
Autoritetet e Shteteve të Bashkuara e kanë përjashtuar Djokovicin nga hyrja në vendin e tyre, duke ia kujtuar se personat e pavaksinuar nuk kanë çfarë kërkojnë tek ta.
Vendimi i kushtoi serbit një vend në Indian Wells Masters këtë muaj, por ai mendoi se do të luante së paku në Miami Open.
Megjithatë, të premten, drejtori i turneut James Blake konfirmoi se Djokovic nuk do të luante: “Novak Djokovic e kishte bërë të qartë se do të merrte pjesë në Miami Open, por kjo nuk do të jetë e realizueshme”, deklaroi ai për Tennis Channel.
“Është e qartë se ne jemi një nga turnetë më të mëdhenj dhe do të donim të kishim të gjithë lojtarët në këtë garë. Ne po përpiqeshim të flisnim me qeverinë, por ai vendim nuk ishte në duart tona, Novak nuk është i vaksinuar”.
Presidenti Joe Biden i rezistoi presionit politik për të lejuar Djokovicin të hynte në ShBA, duke bërë të ditur se asnjë e drejtë e njeriut nuk do të shkelet dhe të gjithë janë të barabartë në aspektin e vaksinimit kundër coronavirusit. /telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.