Ka ndodhur

Mesazhet joetike për 18-vjeçaren e zhdukur, pezullohet shefi i Krimeve në Tiranë

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra për një muaj shefin e Komisariatit Numër 1, Rustem Dervishi, në Tiranë për komunikimin joetik me vartësen e tij police lidhur me zhdukjen e një 18-vjeçareje.

“Menjëherë pas marrjes dijeni, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra, për një periudhë 30-ditore, Shefin për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në DVP Tiranë, Komisar R. D., për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204 i rregullores së Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndër të tjera, policia thotë se vijon puna për kryerjen e një hetimi të plotë administrativ për këtë rast.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë