Ka ndodhur

Përplasen dy makina në Fushë-Krujë, 3 persona të lënduar

Gazeta Si – Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident mëngjesin e kësaj të premteje në Krujë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur njëri nga drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët e makinës tjetër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:35, në aksin “Krujë- Fushë Krujë”, automjeti me drejtues një person me iniciale D. Xh., 45 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues D. H., 23 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar  D. H., si dhe pasagjerët në automjetin që drejtonte 45-vjeçari, H. Z., 26 vjeç dhe një  15 vjeçare.

Të dëmtuarit nga ky aksident po marrin ndihmë mjekësore dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë