Ka ndodhur

Marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

Gazeta Si – Një 23-vjeçar u ka arrestua ditën e sotme në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Bëhet fjalë për shtetasin N. B., 23 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim N. B., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 2 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, – njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë