Ka ndodhur

E zë korrenti gjatë riparimit të dritave të rrugës, vdes punonjësi i Bashkisë Shkodër

Gazeta Si – Një punonjës i sektorit të ndriçimit në Bashkinë e Shkodrës ka humbur jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po rregullonte dritat e rrugës në lagjen “10 Korriku”.

Viktima është me iniciale Sh.D. 54 vjeç, njofton policia. Ai ishte punonjës i Bashkisë së Shkodrës dhe humbi jetën teksa ishte në krye të detyrës.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë